Categories Lajme

E FUNDIT/ Makina bie në lumin Osum në Berat, brenda nëna dhe fëmija humbin jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, ku si pasojë e rënies së mjetit në lumin Osum ka humbur jetën nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar.

Fillimisht u tha se fëmija ishte nxjerrë me shenja jete nga mjeti, por policia konfirmon lajmin e hidhur, që nëna dhe fëmija kanë humbur jetën.

Mjeti është fundosur në lumin Osum, dhe pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve, nuk është bërë e mundur nxjerrja në kohë e dy viktimave.

Kanë qenë qytetarë të shumtë ata që janë futur në lumë për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ambulanca dhe ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur më vonë, ku dhe është konstatuar vdekja e dy familjarëve.

Mjeti tip benz shiheti përmbysur në lumë, në vendin që njihet ndryshe dhe si Ura e re në Berat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME