Categories Lajme, Politike

E FUNDIT, Olaf Scholz sot zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Më 8 dhjetor, Olaf Scholz do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, teksa Angela Merkel po tërhiqet nga politika. Scholz 63 vjeç, do të zgjidhet kancelar me mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas do të betohet para presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kancelari i ri i Gjermanisë udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit  duke dërguar në opozitë, për herë të parë pas 16 vjetësh, Demokristianët e Merkelit.

Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe atë të zëvendëskancelarit.

Merkle, 67 vjeçe nuk garoi në zgjedhjet e fundit dhe po tërhiqet nga politika pas katër mandateve radhazi si kancelare e Gjermanisë. Koalicioni qeverisës do të përbëhet nga SPD-ja, ambientalistët e Gjelbër dhe partia pro-biznesit, Demokratët e Lirë. Pavarësisht dallimeve ideologjike dhe politike, qeveria e re ka për qëllim ka përshpejtojë digjitalizimin, të bëjë ekonominë e gjelbër, të adresojë çështjen e çmimeve të papërballueshme të banimit, të heqë pagën minimale dhe të legalizojë marijuanën.

Qeveria po ashtu planifikon të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane. Për më tepër, azilkërkuesit që do të integrohen në shoqëri do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani dhe bashkimi familjar për refugjatët do të zgjerohet.

Sipas marrëveshjes, partnerët e koalicionit planifikojnë që të vendosin deri më 2023 rregullin që Gjermania të mos krijojë borxhe të reja.

Lufta kundër pandemisë pritet të dominojë ditët e para të qeverisë, teksa infektimet e reja janë rritur. “Ne duhet të ja nisim nga e para teksa do të përballemi me pandeminë – këto janë rrethanat me të cilat do të përballet qeveria e re”, tha Scholz më 6 dhjetor.

Ai mbështet bërjen e detyrueshme të vaksinimit për të gjithë gjermanët prej shkurtit të vitit të ardhshëm, nëse ky ligj kalon në Bundestag. Aktualisht, 68.5 për qind e popullsisë në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht.REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME