Çmimi i bukës është rritur tashmë me 10 lekë. Kjo rritje është vënë në zbatim që nga data 1 shtator në të gjitha furrat apo dyqanet, shkruan Vlora News. Shkak për këtë sipas ekspertëve është rritja e çmimit të miellit por edhe karburanteve. Kujtojmë se disa kohë më para ky ndryshim u paralajmërua nga prodhuesit. Nëse më parë një bukë normale kushtonte 70 lekë, konsumatori tashmë do e marrë atë me 80 lekë.
Categories
Lajme