Lajme

E fundit/ Saimir Tahiri flet për mediat: Pse s’u morra dhëmbë e dhëmballë me akuzuesit e mi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për mediat, për të treguar të vërtetat e tij pas më shumë se një viti që ka qëndruar në heshtje.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

Të kisha zgjedhur që të bëja politikanin nuk do kisha lënë rrënjë e dhëmballë për t’iu përgjigjur atyre që kanë folur për mua, për t’iu përgjigjur të gjithë politikanëve që janë marrë me mua dhe analistëve. Po unë nuk zgjodha qëtë bëja politikanin. Ka politikanë që kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë, janë marrë me media dhe prokurorë derisa kanë dalë pa lagur. 

Unë kam pritur pa dashur që të ndikoj te hetimet, kam heshtur për gjysmë letrat e prokurorisë, për analistët që studio më studio merreshin me emrin tim. Unë vetëm mund të qeshja me ata njerëz që më njihnin mirë dhe bënin sikur nuk më njihnin, dhe me ata që smë kishin njohur kurrë dhe bënin sikur e dinin mirë se kush isha. Unë kam pritur vetëm betejën time. 

Me besimin që nuk e kam humbur kurrë, nuk e kam pasur të lehtë që të hesht, por boll. Unë kam diçka me rëndësi që duhet ta ndaj me publikun, pasi e vërteta nuk duhet fshehur. Ju kujtohet si në 24 Tetor 217 ju tregova letrën që nuk kisht hetim ndaj meje, dora e zezë që lëviz nga poshtë mediat dhe oligarkët thanë se letra që unë paraqita ishte e fabrikuar.

Në vendimin e gjykatës së Katanias thuhet që pushohen hetimet për Saimir Tahirin. Çuditërisht dora e zezë arriti që të shpërndante këtë vendim që prej ditës së parë kur unë thashë që do ta bëja publike. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha. Jam i vetmi politikan që vetëm se pse përmendem në  disa biseda të trafikantëve kam kërkuar dy herë hetim ndaj personit tim. Autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë ndërprerë hetimet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close