Lajme

E FUNDIT, shkrumbohen 5 shtëpi në Gjorm të Vlorës, banorët: Situata është katastrofike. Dy vajza dërgohen për ndihmë mjekësore

Është përkeqësuar situata nga zjarret në qarkun e Vlorës. Flakët kanë shkrumbuar 5 shtëpi në një lagjen Neshtë të Gjormit, ndërkohë që 10 familje janë përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, situata është alarmante. Për A2 CNN, ata shprehen se të 10 familjet në këtë lagje janë shkrumbuar nga flakët, por nuk ka të lënduar në njerëz.

“Shtëpitë janë djegur të gjitha. Më është shkrumbuar shtëpia. Janë 4-5 shtëpi, lagjja ka 10 familje. Besoj se janë shkrumbuar të gjitha. Kanë ndërhyrë me helikopter, por nuk kanë bërë asgjë”, shprehet një banor.

Një tjetër banor, shprehet se kjo situatë është katastrofike, pavarësisht ndërhyrjes. Sipas tij, një zjarr i përmasave të tilla nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërsa shton se pavarësisht se i ka shpëtuar banesa i janë djegur bagëti dhe pemë.

Mora vesh dhe erdha. Është një familje nga Librazhdi që kam në shtëpi. Vetëm banesa nuk është djegur, por të gjitha janë djegur me bagëti, pemë. Situata është katastrofike, pavarësisht ndërhyrjes.  Një zjarri i përmasave të tilla nuk ka ndodhur asnjëherë”.

Raportohet se dy vajza të cilat ishin me bagëti janë dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa janë djegur stane dhe banesa.  Ndërkohë punonjësit e zjarrfikëses po mundohen të shuajnë flakët me pompë dore. Një zjarrfikës i Selenicës se situata ka dalë jashtë kontrollit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: