Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Një automjet raportohet se ka aksidentuar një grua e cila po lëvizte me fëmijën e saj.
Ngjarja e ndodhur pak më parë pranë zonës së njohur si ‘Kapelja’. Fëmija I aksidentuar është transportuar nga drejtuesi I automjetit në spital. Sipas informacioneve më të fundit, fëmija është në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën.