Categories Lajme

E grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë dhe 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi

Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Autorët e grabitën pasi fillimisht e kishin imobilizuar “duke i shkaktuar vdekjen duke i penguar rrugët e frymëmarrjes.”

Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur të moshuarën në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë.

Pasi kanë rrëmbyer atë që kanë gjetur në banesë janë zhdukur.

Në fakt, njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës, pasi është zgjuar.

Ai nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë, shkruajnë mediet greke. Nga hetimet e policëve të Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në veprën penale.  Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME