Categories Lajme

“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë para nisjes së luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk kishte më fuqinë për të ndikuar Vladimir Putin. Në një intervistë për Spigel, ajo shpjegon se ishte përpjekur të organizonte bisedime europiane me presidentin rus, dhe atë francez Emanuel Macron në verën vitit 2021.

“Por nuk e kisha fuqinë për të ndikuar. Të gjithë e dinin, që në vjeshtë do të ikja”, tha Merkel.

Pas 4 mandatesh si kancelare, Merkel la detyrën në muajin dhjetor. Ajo zhvilloi edhe një vizitë të fundit në Moskë në gusht të 2021-shit dhe siç rrëfen për revistën gjermane, ndjesia ishte shumë e qartë.

“Në termat e pushtetit politik, isha e mbaruar”, tha ajo.

Ish-kancelarja shton se për Putinin vlente vetëm pushteti. Një tregues i rëndësishëm sipas Merkelit, ishte fakti se në takimin e tyre të fundit, Putin kishte marrë me vete edhe ministrin e Jashtëm Lavrov, ndërsa në të kaluarën ishin takuar kokë më kokë.

Pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, e paraprirë nga një grumbullim masiv i trupave ushtarakë në kufi, shumë pretenduan se Merkel dhe liderë të tjerë të BE-së duhet të kishin pasur një qasje më të fortë ndaj Kremlinit.

Një ekspert i politikës së jashtme në partinë e saj social demokrate, Roderich Kieseëetter, është mes atyre që thonë se Merkel e dinte që Putin po përpiqej të ndante dhe të dobësonte Europën, por besonte se pushteti i butë ishte qasja e duhur. Sipas tij, Gjermania kishte qenë shumë e varur ndaj gazit rus për të vepruar ndryshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME