Categories Lajme

E infektuar me Covid, 19-vjeçarja sjell në jetë foshnjën tek “Shefqet Ndroqi”

Një 19-vjeçare e infektuar me Covid ka sjellë në jetë foshnjën ndërsa ishte e shtruar tek “Shefqet Ndroqi.” Manuela Hemollari, e cila ka Pneumoni Bilaterale për shkak të koronavirusit e ka sjellë në jetë fëmijën më 12 mars. Megjithatë lajmi është bërë i ditur vetëm sot, ndërsa nëna dhe foshnja janë mirë.

Fëmija erdhi në jetë pas bashkëpunimit me sukses të mjekëve të Covid-2 me ata të spitalit “Koço Gliozheni” Mësohet se prej më se 10 ditësh, nëna e re e diagnostikuar me Covid-19 trajtohej në shtëpi. Por, pasi gjendja e saj shëndetësore nisi të rëndohej, Manuela u shtrua tek “Shefqet Ndroqi”, më 9 mars. Duke qenë se situata klinike po rëndohej dhe jeta e saj e fëmijës po vihej në rrezik, u bë edhe lindja në sallat operatore të spitalit “ Shefqet Ndroqi.”

Lajmi është bërë i ditur vetëm sot pasi mjekët donin që të kishin siguri se si foshnja edhe nëna do të ishin plotësisht mirë. “Ardhja në jetë e Noelit është një gëzim për të gjithë ne, një ogur i mbarë shprese se jeta do të triumfojë! Urojmë që lajme të tilla të bukura t’i ndajmë çdo ditë me ju,” shprehen mjekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME