Categories Lajme

“E kam bërë më lushnjar se veten”, historia e veçantë e çiftit shqiptaro-turk

Shqiptarja Vezuela Sanxhaku dhe djali turk Serdar Genç treguan historinë e tyre të veçantë të dashurisë gjatë një interviste që dhanë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. U njohën në një anije gjatë një organizimi me studentët por siç thotë Vezuela, nuk e kishte menduar se do të martoheshin bashkë. “Jemi njohur në një anije, ishte një organizim nga studentët. Në fillim nuk më ka pëlqyer fare. Nuk ma merrte mendja se një ditë do të ishim këtu sot, por Serdari këmbënguli shumë, më ftonte për kafe, gjente një arsye për të studiuar bashkë. Gjithmonë mendonte në detaje, më ka shëtitur në Stamboll dhe kështu filloi.”, tha ajo.

Prej gjashtë vitesh bashkë, Vezuela tha se në fillim prindërit nuk e kishin pritur mirë lidhjen për shkak të traditave dhe feve të ndryshme. “Ka qenë pak e vështirë për mamin se ka dashur të më ketë afër. Gjithmonë thoshte se dua të të kem gjithmonë afër në Lushnjë dhe gjëja e parë që më tha është shumë larg. Kur ka njohur Serdarin ishte më ndryshe, e duan shumë tani gjë që më bën pak xheloze. Kisha arritur në një konkluzion që dashuria nuk njeh kombësi, e shikon dashurinë se çfarë i ke kërkuar Zotit për ta pasur pranë vetes. Se mendoja se do të martohesha me një mysliman por çdo ditë që kalon jam e bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur.”, tha Vezuela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME