Categories Bota, Lajme

E kërkoi për 24 vjet, burri gjen më në fund djalin e rrëmbyer

Një burrë kinez është ribashkuar së fundmi me të birin e tij pasi e kishte kërkuar për 24 vjet, që kur ishte g rabitur nga dy t rafikantë fëmijësh para shtëpisë së tij kur ishte dy vjeç.

Prej vitit 1997 babai në kërkim të birit, kishte përshkruar rreth 500 000 kilometra me motoçikletë, duke kaluar nëpër qytete me flamur me foton e të birit nga pas.

Djali i Guo Gangtang ishte rrëmbyer në provincën Shandong në 1997 dhe për më shumë se dy dekada babai i tij udhëtoi në të gjithë Kinën duke e kërkuar, në një sipërmarrje që frymëzoi dhe filmin e vitit 2015 “Dashuri e humbur” me aktorin e njohur nga Hong Kong, Andy Lau. Rrëmbimet e fëmijëve kanë qenë prej kohësh një problem në Kinë.

Ministria e sigurisë së Kinës tha se kishte arritur të gjurmonte të birin e humbur me anë të gjurmëve të ADN-së. Më vonë dy të dyshuar u a rrestuan nga autoritetet, sipas raportimit të ‘Global Times’.

Në kohën e rrëmbimit, burri dhe gruaja që u arrestuan ishin çift, dhe kishin planifikuar rrëmbimin e një fëmije me qëllim ta shisnin në këmbim të parave, thanë mediat vendase. Pas rrëmbimit ata ishin nisur me autobuz drejt provincës Henan dhe e kishin shitur aty.

Policia nuk dha detaje të familjes që e kishte blerë djalin. Në videon emocionale të ribashkimit, të publikuar nga ministria e brendshme, Guo shihet që qan me duart në fytyrë, teksa edhe gruaja e tij përqafon të birin Guo Zhen.

Guo thotë: “Tani që fëmija im është gjetur, çdo gjë mund të jetë e lumtur për ne.”

Pas rrëmbimit në 1997, Guo kishte udhëtuar në më shumë se 20 provinca të Kinës me motoçikletën e tij, bazuar në informacionet marra nga banorët. Gjatë rrugëtimit të tij ai kishte thyer kocka në aksidente, madje dhe ishte grabitur në autostradë. Të paktën dhjetë motoçikleta ishin konsumuar në vitet e kërkimit te tij, teksa udhëtonte me një flamur të madh me foton e djalit të tij, që valëvitej prapa motorit.

Në misionin e tij burri kishte shpenzuar kursimet e jetës, kishte fjetur jashtë dhe kishte lypur para kur i ishin mbaruar mjetet e udhëtimit. Gjatë kërkimit të të birit ai ishte kthyer gjithashtu në një aktivist të famshëm të fëmijëve të humbur në Kinë, dhe kishte ndihmuar të paktën shtatë çifte prindërish të bashkoheshin me fëmijët e tyre të rrëmbyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME