Lajme

“E kërkuan vetë”, Meta zbardh takimin me djalin e miliarderit George Soros

Presidenti Ilir Meta ka ndarë disa detaje nga takimi i tij me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros, teksa ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë”. Kreu i shtetit u shpreh se takimi mes tyre ka qenë i planifikuar prej kohësh. Ndërsa theksoi se i ka bërë të qartë djalit të Soros qëndrimin e tij për kapjen e drejtësisë në Shqipëri, ngërçin në Kushtetuese dhe lirinë e medias.   I pyetur nëse ka një tërheqje pas akuzave për ndikimin që Soros ka në Shqipëri, Meta e konsideroi naive idenë e dorëzimit të tij. “Që Ilir Meta të dorëzohet, kjo më duket është pak si naive. Unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat për kapjen e sistemit të drejtësisë, ai (djali i Soros) është i përfshirë në Shqipëri, për aktivitetet e tij.

Shqipëria është një vend i hapur. Ama nëse ti ndikon në kapjen e shtetit atëherë këtu ka përplasje. Unë i kam bërë të qartë qëndrimin tim për kapjen e drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, dhe për lirinë e medias dhe kapjen e kësaj të fundit dhe për shoqërinë civile. Këto kanë qenë tre temat. Ka qenë takim i planifikuar, i kërkuar që në gusht nga ata por unë nuk kam qenë këtu”, deklaroi Meta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close