
Dy shqiptarë u arrestuan në Angli, pasi kishin kthyer banesën e tyre në një ‘fabrikë’ kanabisi.
25-vjeçarët Liridon Mëhilli dhe Mufit Xhoka ishin brenda shtëpisë së tyre në ‘Stoke-on-Trent’ në Angli kur policia hyri për kontroll.
Pavarësisht tentativës për t’u arratisur, dy të rinjtë u vunë në pranga.
Shqiptarët kishin mbjellë mjaftueshëm bimë sa pritej që për pak javë të merrnin mbi 12 kilogramë kanabis.