Categories Lajme

E kishte çuar në servis, por gjen ‘Porche Panamerën’ të shkrumbuar/ Autori i vë flakën dhe ikën me vrap! Çfarë deklaroi pronari në polici

Mjeti i një biznesmeni nga fshati Juban në njësinë Guri i Zi në Shkodër dyshohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi Artan Luka, 33 vjeç, banues në Juban të Gurit të Zi kishte çuar makinën e tij tip Porsche Panamera në një servis në fshat rreth 200 metër larg banesës. Papritur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm dyshohet se një person është afruar nga pjesa e përparme e mjetit duke e djegur në mënyrë të qëllimshme.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë disa metra më tutje në momentin që mjeti i biznesmenit Luka merr flakë, duket një mjet tjetër që lëviz dhe që dyshohet se ka marrë autorin që i ka vendosur flakën duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

Shtetasi Artan Luka është pronar i një bar-restoranti eventesh që ndodhet në fshatin Juban të cilin e ka blerë një vit më parë. Po ashtu punon edhe më një person tjetër në fushën e ndërtimit. Pas djegies së mjetit nga i cili nuk ka mbetur asgjë pasi është shkrumbuar plotësisht kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrëfikëse por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar atë makinë që u dogj plotësisht.

Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë bërë hetimet paraprake të kësaj ngjarje që sipas dyshimeve të deritanishme është e qëllimshme. Megjithatë duke qenë se në pamje autori nuk duket duke e vënë flakën, pritet akti i ekspertizës nga zjarrëfikëset i cili do të vendosë përfundimisht nëse kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë pronari i këtij mjeti, biznesmeni Artan Luka ka deklaruar në policinë vendore të Shkodrës se ai nuk ka asnjë konflik me askend.

Nuk kam asnjë problem me askënd. Nuk kam patur ndonjëherë konflikt ndaj edhe nuk e di përse ma kanë djegur makinën. Nuk kam asnjë lloj dyshimi për shkak se nuk kam patur problem ndaj nuk e di nga ka ardhur. Jam i habitur për këtë që më ka ndodhur por shpresoj që të zbardhet sa më shpejt”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari të cilit iu dogj mjeti që e kishte të parkuar tek një servis 200 metër larg shtëpisë.

Nga ana e saj policia po punon për të arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë para afro 5 vitesh shtetasit Artan Luka persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një market që ka patur asokohe por sipas burimeve pranë tij këto dy ngjarje nuk mendohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME