Categories Lajme

E kishte paralajmëruar se do e hidhte foshnjën në lumë, 32-vjeçarja jetonte me dajën në Shkodër

Jeta e një foshnje u ndërpre sapo kishte nisur, në mënyrë makabre nga nëna e saj, e cila pasi e lindi, e hodhi në ujërat e lumit Kir. 32-vjeçarja Orjana Grëmi, me origjinë nga Fieri dhe banore e lagjes “Myselim” në Postribë të Shkodrës e hodhi në ujërat e lumit Kir djalin e saj të sapolindur, me pretendimin se nuk kishte mundësi ta mbante.

E reja e pamartuar, pas lindjes më 30 dhjetor, la spitalin në 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat, madje edhe për përfitimin e bonusit si nënë e re. Ishin misionaret e kishës katolike, të cilët mesa duket kujdeseshin për të renë e cila kishte lënë qytetin e lindjes, Fierin dhe jetonte te dajat në Shkodër, ato që vunë në alarm policinë, pasi vunë re që prej 2 ditësh Orjana nuk e kishte fëmijën e saj.

Të shqetësuara, pasi e reja iu ishte shprehur se fëmijën do ta hidhte në lumë, misionarët e kishës katolike iu drejtuan për ndihmë policisë, e cila nisi menjëherë kërkimet në zonën ku dyshohej. Mëngjesin e së shtunës, në Postribë, pranë lumit Kir policia gjeti 32-vjeçaren Orjana Grëmi e cila iu tha se e kishte mbështjellë të birin e porsalindur me batanije dhe plastmas dhe e kishte hedhur në lumë. Pikërisht në vendin që 32-vjeçarja rrëfeu, policia gjeti trupin e pajetë të foshnjës. Grëmi ka rrëfyer se aktin e rëndë e ndërmori pasi ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta mbante fëmijën. Ajo u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME