Lajme

E larguar nga shtëpia që në muajin shkurt, gruaja gjendet e mbytur në liqenin e Pogradecit

Një grua që ishte larguar nga shtëpia që prej 12 shkurtit të këtij viti, është gjetur e mbytur në liqenin e Pogardecit.

Policia bën me dije se 71 vjeçarja H.Q është gjetur e pajetë në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit”, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close