fbpx
Lajme

“E mbani mend çfarë thoshte Meta…”

Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, ka reaguar sërish sot lidhur me opinionin që presidenti Meta i ka kërkuar Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Balla tha se Venecia ka refuzuar kërkesën e Metës për të dhënë një opinion në mënyrë urgjente, dhe shtoi se Kuvendi është legjitim në vendimmarrjen e tij, e cila nuk mund të mbahet peng nga tekat e presidentit. “Venecia e ka refuzuar kërkesën e Metës për procedurë urgjente. Çdo ditë që kalon është e humbje kohe, pasi ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë tani në fuqi.

Meta duhet ta kishte dekretuar ligjin që në ditën e dytë. Nëse do bënim gabim, Venecia do kishte ndërhyrë më shpejt, Kodi do hyjë në fuqi. E mbani mend kur vetë Meta thoshte se Venecia nuk mund të dalë mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet, tani vetë kërkon që të dalë mbi parlamentit. Ne e mirëpresim Opinionin e Venecias, por gjatë kësaj kohe ne do ta vazhdojmë para, pasi koha nuk pret deri në zgjedhjet e 25 Prillit”, u shpreh Balla përpara gazetarëve. Komisioni i Venecias iu përgjigj dje Metës, duke thënë se seanca për dhënien e opinionin do të mbahet në muajin dhjetor si dhe do të merren dhe vlerësimet e ODHIR.

LETRA E PLOTË: I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë

”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button