Lajme

E mërkura me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në jug të vendit

Moti i paqendrueshëm në vend ka nisur dhe do të vijojë edhe sot. Dita do të nisë me vranësira të përqendruara në pjesën lindore të vendit. Në bregdet moti me kthjellime e vranësira. Gradualisht vranësirat do të dendësohen në të gjithë vendin dhe përkohësisht në zonat jugore, juglindore e lindore do të ketë reshje të dobëta shiu. Në formë të izoluar në juglindje shtrëngata të shkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Valëzimi në dete deri në 2 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie si më poshtë:

– në zonat malore 12°C deri në 25°C; – në zonat e ulëta 14°C deri në 29°C; – në zonat bregdetare 17°C deri në 29°C.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: