Categories Lajme

E moshuara gërvish Teslën pa ditur se po filmohej

Një debat në parking shkoi keq në Lusiana, SHBA. Një e moshuar pa ditur se Tesla filmon çdo gjë, pas sherrit me çelsin e makinës, gërvishi mjetin duke i shkaktuar 8 mijë dollarë dëm.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në video shihet qartë si e moshuara pasi pa se nuk ka njeri përqark, pa mëshirë nisi të hakmerret.

Ndërkohë, video tregon sesi Amanda Aubin, pronarja e Teslas, shihet duke parkuar veturën në një hapësirë të zbrazët në Baton Rouge, derisa ndiqet nga pas nga një veturë e kuqe.

Gruaja e moshuar, shfaqet më pas duke dalë nga vetura e kuqe pasi Aubin parkon Teslan e saj. E njëjta grua i afrohet Teslas dhe përdor çelësin për ta gërvishtur.

ikur kjo të mos mjaftonte, ajo këtë e bën qëllimshëm disa herë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Megjithatë, ajo nuk kishte llogaritur nëse mjeti mund të kishte kamerë që do ta filmonte.

Pasi u zbulua se çfarë kishte ndodhur, pronarja e veturës tha se ajo më herët e kishte akuzuar se ia kishte zënë parkingun dhe se këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME