Lajme

E moshuara vdiq dy ditë pas përplasjes së fortë gjatë grabitjes, autoritetet zbulojnë identitetin e autorit shqiptar

Autoritetet greke kanë bërë publike identitetin e një shqiptari që u arrestua më 2 dhjetor pasi grabiti një të moshuar. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin nga Elbasani Alvin Musaj.

Kujtojmë se Musaj më 10 nëntor të vitit 2022 në Ilioupoli duke drejtuar një motoçikletë i ka grabitur çantën një të moshuarve e cila si pasojë e tërheqjes së fortë është rrëzuar në tokë dhe plagosur.  Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuar ndërroi jetë dy ditë më pas.

Ndërkohë shqiptari rezultoi autor edhe i një tjetër grabitjeje të ndodhur mbrëmjen e 27-28,. Gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në banesë iu sekuestruan rrobat që kishte përdorur, 53 ilaçe narkotike një peshore elektronike dhe një telefon. Ndërkohë 36-vjeçari rezulton i dënuar me 15 muaj burg për vjedhje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close