Categories Lajme

E ndaluar të kalosh kufirin për në Greqi deri me datën 12 tetor

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se deri në datën 12.10.2020, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi. Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes për: Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi; Kalimi i kamionave për transport mallrash;

Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse; Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës. Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin: Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit) Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr )

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME