Lajme

E nxorën nga shtëpia, banorja e ‘5 Majit’: Kam 40 vjet këtu! Shtet mizerabël

Vijon shembja e banesave tek zona ‘5 maj’ në Tiranë. Një banore, e cila ka jetuar prej më shumë se 40 vitesh në lagje, bëri thirrje që qytetarët të mos nënshkruajnë asnjë kontratë.

Ndërkohë që nuk i kursen edhe mallkimet dhe ofendimet ndaj zyrtarëve të lartë të vendit.

“U vraftë zoti, iu kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu s’ka pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët e vetë. Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë. Kam 40 vjet këtu!,”-thotë banorja.

Me certifikatë pronësie në duar, banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kundërshtojnë me forcë shembjen  e banesave të tyre. Ditën e sotme “5 Maji” është rrethuar me forca të shumta policie që në orët e para të mëngjesit, teksa priten shembje të tjera. Shtëpitë e shembura sot janë ato të Atli dhe Ivzi Hoxhës.

Njëri prej banorëve kishte hipur mbi avllinë e shtëpisë dhe i bëri thirrje kreut të IMT-së, Margilen Qato që mos t’ia prishin shtëpinë. “O Qato hajde këtu, unë jam një nga familjet  e mëdha të Dibrës o Qato,” tha një banor.

“Mbaje mend, do ballafaqohemi, po nuk shkove në burg ti bashkë me Edi Ramën. Ja certifikata e pronësisë, hajde merre. Kam bërë 12 orë punë në Itali, më zinte gjumi në këmbë për të bërë këtë ndërtesë, e di apo jo?”

“O kriminelë,” dëgjohet të thërresë një banor tjetër. Disa banorë të tjerë  vazhdojnë të qëndrojnë brenda ambienteve të shtëpisë dhe refuzojnë t’i lirojnë banesat e tyre. Ata e kanë  kaluar natën jashtë për të mbrojtur shtëpitë dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të IKMT-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close