Lajme

E PABESUESHME/ Qëndroi 1 vit në izolim total, i moshuari infektohet teksa po vaksinohej

Familja e një të moshuari 91-vjeçar në Angli thotë se ky i fundit po lufton me coronavirusin në spital pasi u infektua derisa po vaksinohej. Sipas medieve të huaja, Peter Short, një inxhinier i pensionuar ITV, nuk kishte larguar nga shtëpia e tij në Bloxwich, Walsall që nga shkurti i vitit 2020 para se ta merrte vaksinën e Pfizer-BioNTech në Bloxwich Active Living Center më 13 janar.

Djali i tij e çoi të moshuarin në qendër dhe i tha familjes së tij se gjithçka që prekte Short ishte dezinfektuar para se ta përdorte – me përjashtim një stilolapsi që ai përdori për ta mbushur një formular.

Short u sëmurë vetëm disa ditë më vonë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Walsall Manor më 16 janar, ku rezultoi pozitiv me coronavirus. Mbesa e tij Emma Loundes, 36-vjeçe, tha se familja tani beson se ai duhet të jetë infektuar derisa po vaksinohej. Ajo u shpreh se 91-vjeçari ishte ‘krejtësisht i shëndetshëm’ para se të shkonte për t’u injektuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close