Categories Kuriozitete, Lajme

E pabesueshme! Si jetojnë njerëzit në qytezën më të ftohtë në botë?

Të gjithë po përjetojmë ditë të ftohta, por banorëve të Oimiakonit do t’u dukemi njerëz që ankohen kot. Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth – 46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë.

Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo. Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që qerpikët të ngrijnë sapo del, pështyma të formon kokrriza akulli në gojë, dhe makina duhet të rrijë ndezur 24 orë në ditë, përndryshe duhet ndërruar bateria ose do të ngrijë benzina.

Është e pamundur të gërmosh në tokë, e madje për funerale duhet ndezur një zjarr për të zbutur akullin, pa të fillosh gërmimin. Po ashtu, tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banja përdorin kabina me gropë, jashtë banesave. Por banorët e këtij qyteti nuk janë njerëz me zemër të dobët. Ata jetojnë këtu gjithë vitin.

Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Përshtatja e parë vjen me dietën. Në Oimiakon nuk rritet asnjë llojë bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi. Dhe në shumë raste, mishi hahet i ngrirë. Kuba akulli me mish kali ose me gjak dreri shihen si ushqim i veçantë. Po ashtu edhe “stroganina”, një lloj peshku i prerë me feta të ngrira. Por këto janë për festa. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish.

Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë. Është e vështirë të thuash se cila është më e keqja.

Qyteza nisi si një stacion ku gjuetarët e drerëve mund të vinin të kalonin natën, por dalëngadalë u rrit dhe u bë qendër e banuar. Në shekullin e njëzetë, madje, u quajt Rrethi i Vdekjes së Stalinit. Kjo ndodhi sepse nën regjimin e tij, të persekutuarit dërgoheshin për internim në atë që quhej “Rrethi i Vdekjes”, që gjithashtu përfshin Verkojanskun, një tjetër vend i ftohtë që konkurron Oimiakonin.

(S’do të thotë që s’ka fermerë. Kjo është një stallë e izoluar, ku lopët mbahen ngrohtë)

(E vetmja rrugë që e lidh me qytetin tjetër, është ndërtuar nga “kulakët” e internuar)

(Një shitëse tregon lepurin e ngrirë që e ka për ta shitur. Atje nuk rritet asnjë bimë, ndaj dieta ushqimore ka vetëm mish)

(S’kanë nevojë për frigorifer në treg. Në shumë raste, mishi hahet i ngrirë. Kuba akulli me mish kali ose me gjak dreri shihen si ushqim i veçantë)

(Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që pështyma të formon kokrriza akulli në gojë)

(Qerpikët të ngrijnë sapo del)

(Edhe çdo lëng tjetër. Po ashtu, tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banja përdorin kabina me gropë, jashtë banesave)

(Këto janë statujat e regjimit sovjetik, në nder të ushtarëve rusë. Në shekullin e njëzetë, u quajt Rrethi i Vdekjes së Stalinit)

(Të persekutuarit dërgoheshin për internim në atë që quhej “Rrethi i Vdekjes”, që gjithashtu përfshin Verkojanskun, një tjetër vend i ftohtë që konkurron Oimiakonin)

(Ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish)

(Një banor përpiqet të shkrijë diferencialin e makinës)

(Makina duhet të rrijë 24 orë ndezur, ose mund të ngrijë edhe benzina)

(Ky është dyqani i vetëm i qytetit për furnizime)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME