Lajme

“E papranueshme”, Yuri Kim dënon gjuhën e Ramës ndaj deputeteve në Kuvend

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur nga ligjvënësit në Kuvend, duke iu referuar termave denigrues ndaj grave dhe vajzave deputete, pa përmendur emra konkretë.

Kim shprehet se kjo gjuhë është e papranueshme dhe udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin nga foltorja e Kuvendit. “Duket e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më datë 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore):

Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim dënoi gjuhën e përdorur nga Rama ndaj disa deputetëve të opozitë veçanërisht ndaj Jorida Tabakut duke e etiketuar si ‘balon tabake’, ndërsa i pari i qeverisë u pa dhe tek bënte gjeste dhe ndaj ministres Spiropalit në Kuvend të cilën e shtyu duke i kërkuar që të pushojë dhe mos i përgjigjet Bashës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: