Categories Kulture, Lajme

E para vajzë vlonjate në botën e videogames, Sindi Breshani fiton në Londër konkursin për lojrat digjitale

Sindi Breshani është një emër i panjohur për publikun shqiptar, por për të cilin do të dëgjoni të flitet gjatë në të ardhmen, e që na ka bërë që tani krenarë në arenën ndërkombëtare duke u shpallur një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojrave digjitale.

“Women in games” është një organizatë jo-fitimprurëse që kërkon një industri, kulturë dhe komunitet lojrash pa diskriminim gjinor, ku barazia e plotë e mundësive, trajtimit dhe kushteve i fuqizon të gjitha gratë për të arritur potencialin e tyre të plotë. Kjo organizatë punon në partneritet me ambasadorë individualë dhe partnerë koorporatash për ta bërë barazinë realitet.

Shqiptarja Sindi Breshani është vlerësuar për vënien e artit vizual në shërbim të narracionit. Ajo është momentalisht asistente pedagoge pranë “Goldsmiths, University of London” dhe po kryen masterin në “Information Experience Design” në Royal College of Art.

Në një intervist për Living, ajo tregon se po punon për një lojë-dokumentar i cili i dedikohet vendit tonë. “Për momentin jam në pre-production për Diktatura-n, një lojë-dokumentar rreth diktaturës në Shqipëri. Diktatura do të tregojë historinë e 9 personave që kanë jetuar gjatë diktaturës duke kapur aspekte të ndryshme, për të parë eksperiencën personale me shumë se sa të treguarit të historisë në menyrë objektive. Kam intervistuar dikë që është burgosur sepse dëgjonte muzikë italiane, një prift, një agjente të dyfishtë, historitë e të cilëve kanë krijuar një botë që (për mua) është Orëelli-ane. Që në fillim doja që audienca të mos ishte thjesht spektatore e historisë, por pjesëmarrëse, prandaj e kam krijuar si lojë dhe prandaj lojtari do të futet në loje si një sekretar partie, një personazh i krijuar nga unë që do të lidhë gjithë historitë dhe personazhet.

Kam qenë gjithmonë e interesuar për diktaturën në Shqipëri. Kur dëgjoja historitë e prindërve dhe gjithmonë frikësohesha kur mendoja që ndoshta edhe unë mund të jem në një diktaturë, por thjesht nuk arrij të dalloj manipulimin dhe shtrembërimin e informacionit, njësoj si prindërit e mi në diktaturë. Gjithashtu mendoj se brezi im dhe brezat edhe më të vegjël janë shumë pak të informuar rreth asaj periudhe, prandaj dhe po e krijoj si dokumentar-lojë, që të jetë nje eksperiencë. Unë sapo jam diplomuar nga Royal College of Art, shkolla më e mirë në botë për design, ku studiova dizajn informacioni dhe ekperience. Në projektet e mia përdor teknologjitë interaktive dhe lojërat për të dokumentuar aspekte të realitetit. Punët e mia janë prezantuar në Tate Britain, Somerset House, V&A Museum of Childhood, Games for Change NeW York.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME