Categories Lajme

“E pashë të shtrirë me tel në duar”, elektriçisti tregon si e gjeti kolegun poshtë shtyllës

Zbardhet dinamika e ngjarjes së një dite me parë ku elektriçisti Agron Manai humbi jetën nga kontakti me korrentin. Viktima dhe kolegu i tij Adriatik Hasimi, të dy nga fshati Çërrilë Bashkia Memaliaj, kishin inspektuar linjat e tensionit pa urdhër pune dhe pa informuar me parë OSHEE Tepelenë.

Një ditë më parë të dy elektriçistët ishin protagonistë të rregullimit të avarisë në linjat percjellësë në zonën që mbulonin dhe dje të dy vullnetarisht kanë dalë për të inspektuar punën e një dite më parë.

Kolegu i viktimës Adriatik Hasimi ka rrëfyer në Policinë e Gjirokastrës tek grupi hetimor i ngritur me këtë rast ngjarjen e një dite më parë, ku sipas tij të dy ishin nisur për të parë atë që kishin rregulluar pardje.

“Kemi mbërritur poshtë linjës së tensionit dhe unë e kam lënë Agronin poshtë saj ndërsa vetë inspektova një tjetër linjë pak më larg në një terren tepër të thyer.

Pas disa minutash dëgjoj një shpërthim. Kthehem me shpejtësi dhe gjej Agronin të shtrirë në shesh me një tel në duar, i cili ishte takuar me linjën e tensionit me përbërje alumini. Menjëherë kam njoftuar policinë dhe ndihmën e shpejtë, të cilet kanë ardhur. Kemi transportuar në spital Agronin dhe më pas është çuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të mëtejshme”.

Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici pas ngjarjes nga Adriatik Hasimi, çka nxiti ardhjen me urgjencë të një grupi ekspertësh nga Tirana prej Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Këta të fundit kaneëhetuar ngjarjen nga ana teknike dhe sot pritet te dalin me nje version zyrtar të asaj çfarë ka ndodhur një dite me parë.

Burime të besueshme pohojne se kontakti me korrentin që i mori jetën Agron Manajt u krye permes një teli çka rezultoi vdekjeprurës. Ky tel nuk kishte asnjë lidhje kapilare me linjën që ishte me një lartesi 4 metra nga toka e rrjedhimisht nga viktima.

Dyshohet se viktima e ka hedhur telin në linjë, çka mund të quhet si vetëvrasje. Për këtë ngjarje dje në darkë u arrestua Altin Zhupa, drejtues i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME