Lajme

E pazakontë/ E përndiqte! Imami i njohur shqiptar denoncon 41-vjeçaren

Imami i njohur, Ahmed Kalaja, ka denoncuar një qytetare në komisariatin numër 3 në Tiranë, për shkak se kjo e fundit e përndiqte prej tre vitesh. Kalaja ka treguar se gruaja në fjalë e shqetësonte vazhdimisht në telefon, ndonëse i kishte thënë se ishte imam. Imami i xhamisë së “Rrugës së Kavajës” mësohet t’i ketë thënë qyteteras në fjalë: Të lutem më lër të qetë, nuk mban më ujë pilafi.”

Një burim ka thënë për “tch”, se 41-vjeçarja me iniciale R.V., e ka kërcënuar imamin Kalaja pasi mësoi se ky i fundit e kishte denoncuar. Ajo i ka thënë se kjo gjë do t’i kushtonte kokën. Në padinë e ngritur ndaj 41-vjeçares, imami thekson se nuk e njeh gruan që i shkruan dhe se ja ka bllokuar të gjitha numrat, mirëpo ajo i ka shkruar në messenger.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close