
E pazakontë në Tiranë! Një shtetase kolumbiane ka protestuar sot para Prokurorisë së Tiranës nudo, për shkak të zvarritjes së hetimeve. Bëhet fjalë për Claudia Sofia Cameron Jaimes, e cila është kapur me 8 gram kanabis kur ka ardhur nga Kolumbia për në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit.
Momentalisht, ajo është duke u hetuar me masën ‘Detyrim paraqitje’ dhe ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për të kërkuar pasaportën dhe mbylljen e procesit hetimor.
Ndërkohë, Prokuroria thotë që janë në pritje të akt-ekspertimit. Sakaq, mësohet se e reja ka ardhur në Shqipëri për të filluar punë në një lokal, por u ndalua në Rinas. Ajo ka pretenduar se është përdoruese, por deri akoma nuk ka dalë përgjigja e ekspertizës.