Lajme

E përfshirë në skema korruptive/ Kush është drejtoresha e ATP që u kallëzua në SPAK nga Manja. Akuzohet për 3 vepra penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se para disa ditësh është shkarkuar nga detyra, drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baci.

Sipas ministrit te Drejtesise, drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka qene e perfshire ne dy skema korruptive me ish pronaret.

“Kur flas për zyrtarë të lartë e kam fjalën për drejtuesen e këtij institucioni, i cili është shkarkuar para pak ditës me propozimin tim nga kryeministri, por edhe për zyrtarë të tjerë në atë agjenci”, tha ministri i Drejtësisë.

Më tej, Manja inkurajoi SPAK që të vazhdojë punën me procesin hetimor, pasi i ka të gjitha kapacitetet.

“Lidhur në bashkëpunim me SPAK unë e vlerësoj punën e SPAK në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kam përshëndetur punën e SPAK dhe kam besimin e plotë se SPAK ka jo vetëm kapacitetet e duhura hetimore për ta çuar para këtë proces por edhe shumë procese të tjera penale”, u shpreh Manja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close