Lajme

“E qëlluan në makinë”- Xhaxhai zbulon si iu vra nipi pas sherrit për faturën

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu zbulon se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i palgosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close