Categories Lajme

E reja shqiptare në Itali dënohet me burg, pse vrau burrin që tentoi ta përdhunonte

Gjykata italiane ka dënuar me 6 vjet burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada për vrasjen e 53-vjeçarit Massimo Garitta.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 1 janar 2019, kur trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, që kishte parë kufomën në një fushë pranë hekurudhës.

E reja me origjinë shqiptare, e cila në momentin e ngjarjes ishte 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri kishte tentuar ta përdhunonte, duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, ajo tregon se e përplasi Garittën me makinën e saj të vogël.

53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. E reja shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike.

Në atë moment supozohet se kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas.

Por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë. Për vendimin, mbrojtja ka shpallur ankimimin e çështjes, e dosja do të shkojë në Kasacion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME