Lajme

E reja vdiq 4 ditë pas lindjes së fëmijës, familjarët: Nuk kishte asnjë sëmundje

30-vjeçarja Mimoza Veiza që humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin Koço Gliozheni, sipas familjarëve, nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor.

Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, por edhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshon rreth 5 kg.

Në deklarimin zyrtar të maternitetit, thuhet se 30-vjeçarja është shtruar në spital më 28 Janar dhe nuk ka pasur patologji shoqëruese teksa shton se lindja natyrale ka shkuar mirë dhe e reja ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Në njoftimin e maternitetit theksohet se pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Më pas thuhet se, disa ditë pas lindjes nëna është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive ku sipas njoftimit është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore. “Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e maternitetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close