Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e komisariatit të Kavajës, ku ka vrarë veten një 28-vjeçar.
Bëhet me dije se Ilvi Stameta ka vrarë veten. Ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si i riu ka arritur të kryejë aktin e rëndë brenda komisariatit të policisë.
Mësohet se 28-vjeçari u ndalua sot nga autoritetet në orën 14:00 pasi dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje.