Lajme

E rëndë / Aksident i trefishtë në Vlorë, shoferi i dehur merr përpara dy makinat e tjera

Tre automjete janë përfshirë në një aksident këtë mesditë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, ndërsa mësohet se ka qenë një mjet që është përplasur me të dyja makinat e tjera, për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.

Ai është shoqëruar në komisariatin e Policisë Vlorë, ku po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close