Lajme

E rëndë! Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë

Një autobus me 29 pasagjerë, shqiptarë të Kosovës, mes tyre gjashtë fëmijë është aksidentuar këtë mesditë në Bullgari.  Mediat lokale shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Konkretisht autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion që po transportonte dru.

Kamioni ishte ndaluar në mes të rrugës pasi i kishte rënë një trung peme nga ngarkesa që po transportonte.

Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se ishte ndaluar për të marrë trungun e rrëzuar në rrugë, por shoferi i autobusit nuk e ka parë. Ai ka vijuar rrugën drejt dhe është përplasur me kamionin.

Dëmet materiale janë të shumta, siç shihen edhe në foto, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur vetëm shoferi i autobusit. Të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close