Categories Bota, Lajme

E rëndë, biznesmeni dhe familja e tij humbin jetën në aks identin tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ditën e djeshme. Në këtë aksident është shuar një familje e tërë. Biznesmeni i njohur gjerman August Inselkammer Jr, bashkëshortja e tij Christina dhe dy fëmijët e tyre Max, 11 vjeç dhe Sophie, 9-vjeçe kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik ajror.

Biznesmeni gjerman kishte vite që merrej me prodhimin e birrës dhe në ishullin e Majorkës, ai po shkonte bashkë me familjen e tij për të festuar 43-vjetorin e lindjes. Inselkammer, i cili vinte nga një familje e njohur sipërmarrësish të prodhimit të birrës dhe familja e tij ishin rrugës për të festuar 43-vjetorin e tij të lindjes me disa miq.

Mësohet se veç familjes së biznesmenit kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë. Midis tyre piloti italian i helikopterit, Cedric Leoni si dhe dy persona të tjerë. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Në Majorka janë shpallur tre ditë zie në nder të viktimave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë, gjendet i pajetë në rrugë emigranti, dyshimet e policisë

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME