Lajme

E rëndë/ Djali vret të ëmën dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Një 48-vjeçar në Greqi ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pasi ka vënë flakë shtëpisë së 78-vjeçares fatkeqe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në kryeqytetin helen, në orët e para të së shtunës, 14 maj. Viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.

I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është i biri i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët.

Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve pritet të hedhin dritë mbi hetimet, shkruan protothema.gr.

Autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e aktivitetit kriminal dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar nëse e moshuara ka humbur jetën nga zjarri apo nëse ka rënë viktimë e vrasjes nga i biri. /abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close