Categories Lajme

E rëndë/ “E bëj unë burgun, lirojeni Dianën!” Flet burri i lehonës së dënuar me foshnjën 8-ditëshe

Një bebe vetëm trejavëshe është lënë pa nënë me vendim të gjykatës së Tiranës… Diana Bahçja, 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës, u bë nënë për herë të dytë në jetën e saj në 25 shkurt të këtij viti. Por, teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg…

Sipas vendimit të gjykatës, i marrë në 13 qershor të vitit 2022 nga gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, shtetasja Diana Bahçja do të vuajë dënimin me burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh. Kjo gjobë i ishte vendosur Diana Bahçes në vitin 2020 nga gjykata, me akuzën e braktisjes së fëmijës.

Bashkëshorti i Dianës e denoncoi për mediat të martën ngjarjen tronditëse, duke treguar sesi bashkëshortja është dërguar në burg, vetëm tetë ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë.

Por si qëndron historia dramatike e nënës Diana Bahçja?

Më shumë se 9 vjet më parë, kur Diana ishte ende minorene, rreth moshës 17-vjeçare, Diana martohet. Nga pak muaj pas martesës së parë, Diana sjell një jetë një vajzë. Por, tetë muaj pasi solli në jetë vajzën, Diana divorcohet pasi bashkëshorti ushtronte vazhdimisht dhunë. Këtë gjë e dëshmoi për Syri Televizion vetë Diana Bahçja, gjatë një bisede telefonike nga burgu i grave në Tiranë.

Por, ish-bashkëshorti nuk është ndalur vetëm me dhunën ndaj Dianës, por e ka kallëzuar atë edhe për braktisje të fëmijës. Ndaj, në vitin 2020, Diana është gjobitur nga gjykata me 250 mijë lekë, ndërsa siç tregon vetë Diana, për këtë vendim nuk ishte vënë kurrë në dijeni nga gjykata.

E teksa një sërë institucionesh duket se nuk kanë zbatuar ligjin, dy vjet pasi nuk është ekzekutuar gjoba, gjykata me kërkesë të prokurorisë, gjobën e ka konvertuar në dënim me 1 muaj e 20 ditë burg. Edhe për këtë vendim, i cili është marrë në 13 qershor 2022, kohë kur Diana ka qenë në fillimet e shtatzanisë së dytë, ajo dhe bashkëshorti i saj aktual nuk janë vënë në dijeni.

Tetë ditë pasi ka sjellë fëmijën në jetë, polici i zonës në Drisht, ka shkuar në banesën e familjes Bahçja duke i kërkuar nënës lehonë të paraqitej në komisariat për të firmosur disa shkresa, por pa i thënë që ajo do të shkonte në burg. Bashkëshorti i Dianës, Nazmiu tregon se pasi u paraqitën në polici, edhe pse refuzuan firmosjen e shkresave, bashkëshortja e tij nuk u kthye më në banesë, por u mor në burg.

Familja Bahçja e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, tashmë duhet të përballet edhe me burgosjen e nuses së shtëpisë, e cila ka lënë pas një fëmijë pa gji e pa ngrohtësi të nënës…

Vjehrri dhe vjehrra e Dianës, të cilat janë të moshuar dhe të sëmurë, me lot në sy, e cilësojnë arrestimin e nuses së djalit të tyre si krim që nuk ndodh askund.

Kjo bebe e porsalindur, ka gjetur përkujdesje nga mbesa 11-vjeçare e bashkëshortit të Dianës, e cila tregon se pas arrestimit të Dianës, ka braktisur shkollën për të mbajtur foshnjën e të afërmes së saj…

Ky vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës, duket se është ekzekutuar në shkelje të Kodit Penal.

Sipas nenit 34, paragrafi i fundit i Kodit Penal, përcaktohet qartë se nëse kur e dënuara është shtatëzanë apo me fëmijë nën 1 vjeç, dënimi shtyhet derisa fëmija të bëhet një vjeç.

Diana Bahçja është një nënë lehone, e parrezikshme për komunitetin, por është e pashpjegueshme pse është nxituar drejtësia të burgos një 27-vjeçare, kur në kushtet e saj mund të jepeshin masa lehtësuese, të parashikuara në ligj.

Tashmë mbetet në dorën e presidentit të aplikojë faljen për Dianën, si dhe të institucioneve përgjegjëse, të hetojnë shkeljet e mundshme procedurale dhe ligjore në dënimin e një nëne, që nuk paraqet rrezik për komunitetin.

Kjo është historia e Diana Bahçjes treguar për Syri.tv, e cila për herë të dytë “braktis” foshnjet e saj. Herën e parë për shkak të dhunës nga ish-bashkëshorti dhe herën e dytë nga drejtësia… Në të dyja rastet, jo për faj të Dianës…

E rëndë/ "E bëj unë burgun, lirojeni Dianën!"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME