Lajme

E rëndë! Gjenden emigrantë të pajetë brenda një minibusi (Detaje)

Policia është vënë në kërkim të një personi pasi gjeti të vdekur dy emigrantë në një minibus. Mësohet se mjeti ishte i mbushur me emigrantë dhe ka kaluar kufirin nga Hungaria.

Policia austriake i gjeti trupat të martën dhe thanë se shoferi është larguar nga mjeti kur u ndalua. 30 emigrantë ishin në mjet, pjesa më e madhe e tyre nga Siria.

Ngjarja tragjike ndodh 6 vjet pasi autoritetet austriake zbuluan 71 persona që kishin vdekur në një furgon dhe njësoj si në rastin e ditës së sotme, ata kishin përdorur të njëjtën rrugë.

Policia tha se dy vi ktimat janë të moshës 20-vjeçare. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë dhe pritet të zbulohet pasi të kryhet autopsia. Autoritetet janë vënë në kërkim të shoferit dhe janë duke përdorur helikopterë, dronë dhe qenë për të arritur tek ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: