Lajme

E rëndë! Gjendet i vdekur në moshën 19-vjeçare ylli i ‘TikTok-ut’

Ylli i TikTokut, Cooper Noriega me më shumë se 1.7 milionë ndjekës, ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në Kaliforni, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Ndërkohë, shkaku i vdekjes së Cooper nuk është bërë i ditur dhe çështja është ende nën hetim.

Së fundmi, 19-vjeçari kishte bërë disa video në lidhje me betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë.

Të dielën e kaluar ai njoftoi se po krijonte një grup për njerëzit që të flisnin për përvojat e tyre me shëndetin mendor në platformën e mesazheve Discord.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close