fbpx
Lajme

E RËNDË/ Humb jetën 38 vjeçari, bie nga kati i pestë i ndërtesës

Një burrë 38 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Gjakovë. Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.

Policia është njoftuar sot pasdite në orën 16:20 dhe në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe e transportoi në spital, por pa shenja jete. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori dhe inspektori përgjegjës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button