Categories Lajme

E rëndë! Humb jetën në mënyrë tràgjike studentja shqiptaro-greke për shkak të gabimit mjekësor

Aleksandra Bistolaki, një 22 vjeçare, ka humbur jetën nga një gabim mjekësor në Greqi.
Studentja shqiptaro-greke, e lindur në Korinth, ka kryer në 22 maj një ndërhyrje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Pas ndërhyrjes në klinikën private të një mjeku me njohje të fuqishme e klinikë të madhe në qendër të Korinthit, studentja ankohej se nuk ndjehej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, sëbashku me të atin, vendas, e transferuan në spitalin e madh të Athinës, Georgios Genimatas. Pak orë pas ndërhyrjes Aleksandra Bistolaki bie në koma. Megjithëse pritet raportimi i mjekut ligjor, dëshmitë e para bëjnë fjalë për mbidozë të anestezisë.

Tepër emocionues ishte reagimi në gjithë Greqinë, nga zona e Korinthit ku studentja kaloi vitet e fëmijërisë, në Preveza ku studionte për Financë e Kontabilitet, madje dhe jashtë Greqisë, pasi thirrjes së spitalit i’u përgjigjën me mijra persona, që dhanë gjak për të shpëtuar jetën e Aleksandras.

Bëhet fjalë për një ngjarje që shkaktoi bum mediatik, pasi të gjithë flasin për një vajzë, nxënëse e studente të mrekullueshme. Në 1 qershor, 22 vjeçarja humbi betejën e vështirë, duke zhytur në hidhërim familjen dhe gjithë miqtë e saj. Në median greke dhe atë sociale lajmet dhe mesazhet pafund kërkojnë drejtësi për studenten që iku në prag të 23-vjetorit, me reagime edhe nga mësues e pedagogë që e kujtojnë me shumë respekt e dashuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME