Lajme

E rëndë në familjen në Fier/ Burri i dehur dhunon gruan me sende të forta, përfundon në spital

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45 vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime, në pranga ka rënë Gramoz Metaj. Mësohet se enë momentin e sherrit ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sakaq, bashkëshortja e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close