
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin këtë pasdite. Në një servis automjetesh në fshatin Laç, A.M, mekanik, teksa ishte duke punuar për riparimin e defektit, është zënë poshtë nga kamioni. Për pasojë ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.