Lajme

E rëndë në Vlorë! 19-vjeçari përdhunon një vajzë të mitur

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi ka përdhunuar një të mitur. Mësohet se në nëntor të vitit 2021, 19-vjeçari me iniciale E.K ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e 15-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close