Lajme

E rëndë në Vlorë / 31-vjeçari godet me thikë ish-bashkëshorten, i rrëmben celularin dhe paratë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 31-vjeçar ka qëlluar me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Sipas policisë që e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, 31-vjeçari e ka sulmuar ish-bashkëshorten duke i grabitur celularin dhe një shumë parash.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij”, bën me dije policia e Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close