Lajme

E rëndë në Vlorë, humb jetën turisti anglez, po udhëtonte me motoçikletë buzë lumit

Një turist anglez ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Armen, Selenicë. Ai ishte duke udhëtuar me motoçikletë, buzë lumit Shushicë, ndërsa humbi kontrollin, si pasojë e terrenit të vështirë. Raportohet se 49-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, duke humbur jetën.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: