Lajme

E rëndë/ Qëllohet me armë drejt godinës së Top Channel, vritet roja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel.

Si pasojë ka ndërruar jetë roja i godinës, i identifikuar me inicialet P.K, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë të paqarta për autoritetet.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close