Categories Lajme

E rëndë: Shqiptari rreh brutalisht 21-vjeçaren në palestër me grushte, shkelma e pesha…!

Një sulm brutal ka ndodhur në një palestër në Pescara, ku një 21-vjeçare u godit me grushte shkelma e pesha nga një shqiptar rreth 50 vjeç.

Gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur vajza 21-vjeçare po ngrinte pesha në një stol, kur pa asnjë arsye u rrah nga shqiptari me të cilin po fliste.

Kur nisi ta sulmonte, vajza tentoi të arratisej, por ai e ndaloi dhe e goditi me grusht në fytyrë. Pasi e rrëzon në tokë, e dhunon sërish.

Në atë moment ndërhyri një instruktor, por sulmuesi nuk u ndal: hodhi një peshë ndaj vajzës, por fatmirësisht nuk e preku, pasi e reja po largohej me vrap në një nga dhomat e ndërrimit

Emigranti ka kapur një shufër hekuri, duke kërcënuar klientët e tjerë dhe ka arritur tek vajza në dhomë duke e bllokuar brenda. Vetëm ndërhyrja e karabinierëve ndaloi sulmin.

më pas një klient i strukturës ndërhyri dhe e largoi shqiptarin pak para se ai të mund t’i gjuante asaj me gira palestre.  E reja më pas ka arritur të reagojë dhe ka kërkuar strehë në kuzhinën pas lokalit të palestrës, por është ndjekur dhe ka arritur nga sulmuesi i saj dhe vetëm ndërhyrja e personave të tjerë të pranishëm ka parandaluar më të keqen.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët të cilët kanë ndërmarrë hapa për të izoluar agresorin. Pronari i palestrës më pas bëri një ankesë pasi viktima është ende “shumë e frikësuar” për ta bërë këtë, sipas një të njohuri të tij.

Ai akuzohet për krime që variojnë nga plagosja në tentativë për vrasje e deri te rrëmbimi. Por i pakënaqur me atë që i bëri të resë, ai ofendoi rëndë edhe pronaren e palestrës pasi ajo shprehu mendimet e saj me një postim në Facebook dhe përdorues të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 shtetas turq

Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër! Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 3-vjeçari, nëna: Ishte tek gjyshërit…

Një fëmijë 3-vjeçar është zhdukur në Durrës. Babai i kishte ndërruar jetë një vit më…

LEXO ME SHUME